Sunday, June 3, 2012

Emra Kurani per Djem - Rifreskuar 2022


Emra Kurani per djem  të zgjedhur nga bashkësia fetare islame të cilat kanë një kuptim fetar dhe të cilat do t'ju bëjnë krenar ju si prindër dhe fëmijën tuaj. Emra per djem mundë të gjeni shum në internet por që shum pak nga ta kan kuptimin e bukur,prandaj ne jemi munduar që ti përzgjedhim emrat më të bukur në listën më poshtë.

Poashtu këtu keni edhe listen Emra Kurani per Vajza ku në të njejtin link mund ti zgjedhni emra per vajza me kuptim të bukur.

Në fenë islame na porosit Pejgamberi s.a.v.s që ti emërojmë fëmit tonë me emra të bukur sepse me po ata emra do ta thërrasin në dunja dhe në ditën e mahsherrit ( diten e llogaris ) në botën tjetër. Prandaj emërtimi i fëmis tonë me emra kurani per djem do na bëjë krenar sepse e kemi përfillë një sunet të Resulullahut s.a.v.s

Në kohën e fundit qarkullojn edhe disa libra me emra musliman ku mund ti gjeni ne librari islame shum lehtë, kurse ne kemi pregadit një listë me emra musliman për gjith ata të cilët nuk kan mundësi që ta blejn një libër të tillë.

Shiko listë me emra djemsh të përzgjedhura nga redaksia jonë më poshtë:


EMRA Kurani per Djem - Të Zgjedhur nga Stafi ynë:

 

Kujdes: shkurtesa "ar." do të thotë se është emër me prejardhje arabe, shkurtesa "per." do të thotë se është emër me prejardhje persiane/iraniane, kurse shkurtesa "tur." do të thotë se është emër me prejardhje turke.

 

A


Abdullah  (ar) adhurues i Zotit
Abdulatif  (ar) adhurues i Zotit (ledhatues)
Abdulaziz  (ar) adhurues i Zotit Fuqiplotë
Abdulbaki  (ar) adhurues i Zotit të përhershëm
Abdulfetah  (ar) adhurues i Zotit Triumfues
Abdulgafur  (ar) adhurues i Zotit Amnestues
Abdulhamid  (ar) adhurues i Zotit Falënderues
Abdulhakim  (ar) adhurues i Zotit të Urtë
Abdulhalim  (ar) adhurues i Zotit të Butë
Abdulkadir  (ar) adhurues i Zotit të Fuqishëm
Abdulkerim  (ar) adhurues i Zotit Fisnik
Abdulmexhid  (ar) adhurues i Zotit të Famshëm
Abdulmelik  (ar) adhurues i Zotit Sundues
Abdulmumin  (ar) adhurues i Zotit Besnik
Abdulvehab  (ar) adhurues i Zotit Dhurues
Abdunnasir  (ar) adhurues i Zotit Ndihmues
Abdurrahim  (ar) adhurues i Zotit Mëshirues
Abdurrahman  (ar) adhurues i Zotit Mëshirëgjerë
Abdurezak  (ar) adhurues i Zotit Furnizues
Abdusselam  (ar) adhurues i Zotit Paqedashës
Abas  (ar) luan i zymtë
Abdi  (ar) i përkushtuar, devotshmëri
Abidin  (ar) adhurues në shumës
Abid  (ar) adhurues
Adem  (ar) emër i njeriut dhe Pejgamberit të parë; prej dheut
Adil  (ar) i drejtë
Adnan  (ar) gjakpastër; fis i hershëm arab
Advan  (ar) i shpejtë, i shkathët
Afan  (ar) i pastër, i pafaj
Agan  (tur) zotëri, i parë, feudal, aga
Agush  (tur) përqafues
Ahmed  (ar) i falënderuari, më i falënderuari
Aid  (ar) vizituesi, ai që vjen kohë pas kohe
Ajaz  (tur) emër personal
Ajdin  (tur) i ndritshëm, i qartë
Ajet  (ar) shenjë, dokument
Ajetullah  (ar) shenjë, dokumenti i Zotit
Ajni  (ar) i njëjti, origjinali, natyrali
Ajvaz  (tur) shtëpiak,kujdestar i ndërtesës
Akif  (ar) i qëndrueshëm, stabil, besnik
Akil  (ar) mendar
Ali  (ar) i lartë, elegant
Amar  (ar) jetëgjatë, jeton shumë
Amir  (ar) urdhërdhënës
Arif  (ar) njohës i mirë, i kuptueshëm
Arsllan  (tur) luan
Asad  (ar) i famshëm, fatmirë
Asaf  (ar) i rreptë, i fortë
Asim  (ar) mbrojtës, rojës
Ataullah  (ar) dhuratë e Zotit
Atif  (ar) i dhembshëm, mëshirues, i butë
Avni  (ar) ndihmës
Azem  (ar) i madh, kolosal
Azim  (ar) i vendosur
Aziz  (ar) i fuqishëm, krenarë

 

 

B


Bahri  (ar) detar, marinar
Bahtijar  (per) fatmirë,me fat, faton
Bahtir  (per) fatmirë, me fat, faton
Bajezid  (ar) i ati i Jezidit
Bajram  (ar) festë, festim,
Baki  (ar) i përjetshëm,
Bali  (ar) burrë, burrërorë; i hershëm,
Basri  (ar) ai që sheh, optik (vend në Irak)
Bedri  (ar) hënor, hënë e plotë; shkëlqim,
Bedrudin  (ar) hënë e fesë; shkëlqim i fesë,
Behar  (per) lulëzim, koha e lulëzimit, stoli feje, zbukurim feje,
Behaudin  (ar) stoli feje, zbukurim feje,
Behlul  (ar) i gëzuar, i disponuar,
Behxhet  (ar) shkëlqim, bukuri, mirë,
Behram  (per) planeti Mars,
Bejta  (ar) shtëpia,
Bejtulla  (ar) shtëpia e Zotit; Qabja
Bejzat  (ar) bardhosh, shkëlqim,
Beka  (ar) ai që qëndron gjithnjë,
Bektash  (per) moshatarë, i një moshe,
Beqir  (ar) i hershëm, i pari fëmijë,
Berat  (tur) aktvendim i sulltanit,
Besir  (ar) pamës, ai që ka dritë të shëndoshë të syrit
Beshir  (ar) lajmëtar i mirë, lajm i mirë,
Bilal  (ar) i lagur, i ujitur, i gjallë,
Burhanudin  (ar) argument i fortë feje,
Burhan  (ar) argument, dokument,
Bushra  (ar) lajm i gëzuar(myzhde),

 

D

 

Daut  - emër i një pejgamberi,
Dehir  (ar) i pafund; pafundësisht e vështirë (për kohën),
Demir  (tur) hekuran, metalik,
Dervish  (per) modest, varfanjak, ai që nuk mendon për këtë jetë,
Destan  (ar) epope; fije e telit të veglës muzikore,
Dergut  - idhnak, i mbushur me zemërim,
Dizdar  (per) urdhërdhënës, kështjelle, kështjellarë,
Durak  (tur) vend ku qëndron, vendqëndrim,
Durmish  (tur) ai që qëndron në një vend, i ndaluar,

 

E

 

Ebib  (ar) muaji i11 i vitit kopt,
Ed-hem  (ar) i mbyllur në të zi, i zi,
Edib  (ar) i edukuar, njerëzor,
Ejub  (ar) emër i një pejgamberi,
Ekrem  (ar) ë fisniku, më i ndershmi,
Elez  (ar) më me shije, më i kënaqshëm,
Elmas  (ar) diamant, stoli, 
Emin  (ar) besnik, i sigurt,
Emir  (ar) udhëheqës, sundues,
Emrulla  (ar) çështje e Zotit; urdhër i Zotit,
Enes  (ar) adaptuar, mësuar,
Enis  (ar) ai që të shoqëron, shoqëruesi, 
Enver  (ar) i ndritshëm, i qartë
Esad  (ar) shumë fatlumët,
Esed  (ar) luan,
Eshref  (ar) i çmuari,

 


F


Fadil  (ar) i vlefshëm, i zgjedhur, elitë,
Fahri  (ar) mburrje, krenari,
Fahrudin  (ar) mburrje, krenari feje,
Fahim  (ar) i kuptueshëm, i zgjuar,
Faik  (ar) tejkalues, ai që kalon të tjerët,
Faris  (ar) kalorës, trim kalorës,
Faruk  (ar) dalluesi i së vërtetës, ai që ndan të drejtën,
Fazli  (ar) vlefshmëri, ai që i takon vlefshmërisë, 
Fehim  (ar) kuptues i mirë
Fehmi  (ar) kuptimtar,
Fejzullah  (ar) dhuratë e Zotit
Fejza  (ar) dhuratë,
Ferhat  (ar) gëzim, i gëzuar,
Ferid  (ar) i vetëm, i dalluar, i pa shoq,
Feriz  (per) i fatshëm, me fat,
Fetah  (ar) triumfues, pushtues, gjykatës,
Fet-hi  (ar) ai që i takon triumfit, fitimit,
Fexhri  (ar) mëngjesor, ai i mëngjesit,
Fevzi  (ar) i shpëtuar, kalues, fitues,
Fikret  (ar) mendim, ide,
Fikri  (ar) mendimtarë,
Fuad  (ar) zemër, zemërorë,

 


G

 

Gafur  (ar) falës, ai që falë gabimin,
Galib  (ar) mundës ai që mund tjetrin,
Gani  (ar) i pasur i begatshëm, zengjin,
Garib  (ar) i rrallë, i vetëm,


H

 

Habib  (ar) i dashur, dashnorë,
Hadi  (ar) udhëzues i drejtë,
Hafiz  (ar) ruajtës, ai që ka nxënë përmendësh Kur’anin,
Hajdar  (ar) guximtarë trim, luan,
Hajrudin  (ar) dobi feje, e mirë e fesë,
Hajrullah  (ar) e mirë e Zotit, mirësi e Zotit, 
Hajra  (ar) dobi, hajr, jo sherr,
Hakim  (ar) i urtë, filozof, gjykatës,
Haki  (ar) i vërtetë, i drejtë,
Halid  (ar) i përhershëm, i paharruar,
Halim  (ar) i butë, i dhembshëm,
Halil  (ar) mik i sinqertë, besnik,
Hamdi  (ar) ai që falënderon,
Hamid  (ar) falënderues,
Hamza  (ar) luan,
Hanefi  (ar) ai që qëndron në të drejtën,
Haris  (ar) roje, rojtarë, mbikëqyrës,
Harun  - emër i një pejgamberi
Harbin  (ar) syth i hurmës
Hasan  (ar) i mirë, i bukur, bukurosh,
Hasib  (ar) fisnik, me origjinë të ndershme,
Hasim  (ar) vendimtarë, definitiv,
Hashim  (ar) i shkathtë; ai që copëton, përshesh bukën,
Hatib  (ar) ligjërues, ai që predikon
Haxhi  (ar) vizituesi i Qabës,
Hazir  (ar) i gatshëm, gjendje gatishmërie,
Hidajet  (ar) udhëzim në rrugë të drejtë,
Hifzi  (ar) i ruajtur , i mbrojtur,
Hikmet  (ar) zgjuarsi, mprehtësi,
Hilmi  (ar) butësi, dhembshuri, ndijor,
Himzi  (ar) i fortë;mendjemprehtë, i dijshëm,
Hifzi  (ar) nën posedim, pronë e tij e ruajtur, 
Hysejn  (ar) bukurosh i vogël, vogëlush i bukur,
Hysni  (ar) ai që i takon bukurisë
Hysref  (per) i kënaqur, i gëzuar, i padëmshëm,

 

I


Ibrahim  - emër i një pejgamberi,
Idris  - emër i një pejgamberi,
Ihsan  (ar) mirësi, zbukurim,
Ikball  (tur) fat, (ar. ai që mësyn një punë),
Ilhami  (ar) sugjestion, i frymëzuar, inspiruar,
Iljas  - emër i një pejgamberi
Imri  (ar) habitor, i çuditshëm,
Imran  (ar) vend i banuar, jo shkretinë,
Irfan  (ar) njohës i lartë,
Isa  - emër i një pejgamberi
Isam  (ar) i ruajtur prej gabimeve
Isamudin  (ar) ruajtës i fesë,
Is-hak  - emër i një pejgamberi
Islam  (ar) përkushtim, dorëzim, paqe,
Ismail  - emër i një pejgamberi,
Ismet  (ar) i mbrojtur prej mëkateve,
Izet  (ar) fuqi, krenari,
Izedin  (ar) fuqi feje, krenari feje.


J


Jahja  (ar) jeton (emër i një pejgamberi)
Jakub  - emër i një pejgamberi,
Jaser  (ar) i lehtë, pa vështirësi,
Jashar  (tur) jeton
Jetish  (tur) arrin, ai që arrin diç,
Junus  (ar) emër i një pejgamberi
Jusuf  (ar) emër i një pejgamberi


K

 

Kadir  (ar) mundësi, fuqi, aftësi,
Kadri  (ar) mundësi, përcaktues,,
Kahraman  (per) trim luftarak,
Kajtaz  (tur) kësulë, (ar) balenë,
Kapllan  (tur) tigër,
Kasim  (ar) ai që ndan për çështje, ndarës,
Kazaz  (per) mëndafshtarë,
Kenan  (ar) i fshehtë, (fis i hershëm arab),
Kurt  (tur) ujk;(vothë; këshilltarë),


L

 

 

Latif   (ar) i butë, i dashur, i ndjeshëm,
Lala  (per) shtëpiak i pallatit,
Lazim  (ar) i nevojshëm, domosdoshëm,
Lebib  (ar) i mençëm; pjellorë,
Lutfi  (ar) ai që i takon butësisë, lehtësisë,
Llukman  - emër i një personi të përmendur në Kur’an,


M

 

Mahir  (ar) i mprehtë, i zgjuar, i sprovuar, ekspert,
Mahmud  (ar) i falënderueshëm,
Maksud  (ar) qëllim, i kërkuar,
Malik  (ar) posedues, sundues, pushtetmbajtës,
Maz-har  (ar) publikim, manifestim, qitje në dukje,
Mazlum  (ar) atij që i është bërë e padrejtë;
Mebruk  (ar) i bekuar, fatuar, uruar,
Mehdi  (ar) drejtues, ai që udhëzon, udhëheqë,
Mehmed  (ar) i falënderuar,
Memduh  (ar) i lavdëruar,
Memun  (ar) i besueshëm; i suksesshëm, i fatshëm
Mensur  (ar) i ndihmuar,
Mervan  (ar) banorë i krahinës “Merv” në Iran,
Merzuk  (ar) i furnizuar me çka i nevojitet,
Mesud  (ar) i fatësuar, lartësuar,
Mexhid  (ar) fisnik, shpirtgjerë,
Mid-hat  (ar) Lëvdatë,
Milaim  (ar) i përshtatshëm
Milazim  (ar) i pandashëm, i nevojshëm-tur:gradë oficeri,
Mirza  (per) princ,
Miran  (ar) ushtrim, praktikë, trening,
Muaz  (ar) i mbrojtur, i vetëdijshëm,
Mubarek  (ar) i fatshëm, i bekuar,
Muhammed  (ar) i nderuar, i lavdëruar, emër i Pejgamberit të fundit,
Muharem  (ar) i ndaluar, emri i muajit të parë sipas hixhrës,
Muhjidin  (ar) ngjallës, rilindës i fesë,
Muhsin  (ar) ai që zbukuron, zbukurues,
Muhtar  (ar) i zgjidhur,
Mukbil  (ar) i pranishëm, përvetësues, simpatik,
Mulhaxh  (ar) teolog dhe haxhi,
Munib  (ar) i kthyer, i mbështetur ke Zoti,
Munir  (ar) i ndritshëm,
Mumin  (ar) besimtar, ai që ka iman,
Murad  (ar) për qëllim, qëllimi,
Mursel  (ar) i dërguar,
Murtez  (ar) i zgjedhur, i veçuar,
Musa  - emër i pejgamberit Musa,
Musab  (ar) i pathyer, i pashtruar, i palakuar,
Mustafa  (ar) i zgjedhur, i dalluar,
Muslihudin  (ar) përmirësues, reformator feje, 
Muslim  (ar) i dorëzuar Zotit,
Muxhahid  (ar) luftëtarë për të drejtën,
Muxhib  (ar) ai që i përgjigjet thirrjes,
Muxhteba  (ar) i bekuar, i madhëruar,
Muzafer  (ar) ngadhënjyes,


N


Nadir  (ar) i rrallë, personalitet i rrallë,
Naim  (ar) i begatshëm; i freskët; i ndjeshëm,
Nafi  (ar) i dobishëm,
Naif  (ar) të butit e veshit, pjesa e varur,
Nasir  (ar) ndihmues,
Nasrudin  (ar) ndihmës feje,
Nashid  (ar) vjershëtar, këngëtarë
Nazif  (ar) i pastër,
Nazim  (ar) vargues rreshtash, vjershor,
Nazmi  (ar) ai që thurë vjersha, poet,
Nebih  (ar) i pashëm, i origjinës së mirë,
Nebil  (ar) i familjes fisnike, shëmbëlltyrë,
Nedim  (ar) shok, mik i besueshëm,
Nehar  (ar) mikpritës, bujar, ditorë, 
Nehat  (ar) gdhendës guri, skulptorë, skalitës,
Neim  (ar) gjendjemirë, përjetim e kënaqësi,
Nekib  (ar) ai që prinë, prise, kryetari,
Nerkez  (per) lloj luleje,
Nesib  (ar) i familjes së ndershme, fisnik,
Nesim  (ar) aromatik, erë e këndshme,
Nesuh  (ar) i sinqertë, serioz,
Nevzat  (per) Lindje e re,
Nexhat  (ar) shpëtim,
Nexhatudin  (ar) shpëtim feje,
Nexhdet  (ar) guximtar (Vend në Arabinë Saudite),
Nexhib  (ar) i ndershëm, i origjinës së mirë,
Nexhmudin  (ar) yll feje,
Nexhmi  (ar) yllor, 
Nezir  (ar) predikues, ai që tërheq vërejtje,
Nijaz  (per) kërkuesi, dëshiruesi, anuesi për diç,
Nizami  (ar) ai që vë rend, rregull, sistem,
Nuh  - emër i një pejgamberi
Numan  (ar) begati(ngjyrë e kuqe, all si gjaku),
Nuri  (ar) i ndershëm,
Nurudin  (ar) drita e fesë, 
Nusret  (ar) ndihmë, fuqi e fituar në nevojë,


O

 

Omer  (ar) emër i halifit të dytë,
Osman  (ar) emër i halifit të tretë,
Orhan  (tur) emër personal


Q

 

Qahil  (ar) pjesa më e lartë e shpinës, mosha e burrërisë,
Qamil  (ar) i përsosur, i plotë,
Qashif  (ar) zbulues, sqarues,
Qazim  (ar) i qetë, i heshtur, ai që mban vetin në hidhërim,
Qemal  (ar) përsosmëri,
Qerim  (ar) bujarë, fisnik,dorëdhënës,
Qerkin  (per) i vrazhdë, jo i shkëlqyer,
Qenan  (per) me u fshehë, me u ruajt, me u maskua,


R


Rabit  (ar) ligë, lidhje, lidhës,
Ragib  (ar) lakmues, ai që dëshiron,
Rafet  (ar) zbërthyes, thye, zhdukë,
Rafiz  (ar) i larguar prej vendi,
Raif  (ar) arrit, tejkalua, i mëshirshëm,
Ramadan  (ar) muaji i nëntë hixhrij (vapë e madhe)
Ramiz  (ar) ai që ka aftësi në shprehje, i dukshëm,
Rasim  (ar) fotografist, vizatues,
Rashid  (ar) në të vërtetën,
Refik  (ar) shok i rrugës, bashkudhëtarë,
Rejhan  (ar) bimë aromatike, borzilok 
Remzi  (ar) simbolik, i shkruar me shifra, alegorik,
Resul  (ar) i dërguar, pejgamber,
Reshad  (ar) i pjekuri në të kuptuar,
Rexheb  (ar) i turpëruar nga respekti (emër i muajit 7 hixhrij),
Reuf  (ar) shumë i mëshirshëm, shpirtmirë,
Rezak  (ar) furnizues,
Rifat  (ar) ngritje, lartësim, nderë,
Rijad  (ar) kënaqësi, pajtueshmëri,
Riza  (ar) pëlqye, i kënaqur,
Rizvan  (ar) kënaqësi, pajtueshmëri, bekua,
Rushdi  (ar) i rrugës së drejt, i drejtë,
Rufet  (ar) mëshirë, butësi, ndjesi,


Rr

 

Rrahim  (ar) i mëshirshëm,
Rrahman  (ar) mëshirëgjerë,
Rrustem  (per) hero persian, iranian,


S

 

Sebahudin  (ar) agim feje
Sabit  (ar) stabil, i vendosur, i qëndrueshëm,
Sabir  (ar) i durueshëm,
Sabri  (ar) ai që i takon durueshmërisë,
Sadik  (ar) i vërtetë, i sinqertë,
Sadudin  (ar) lartësi feje, fat feje,
Sadullah  (ar) i lartë ke Zoti, me fat ke Zoti,
Sadrudin  (ar) gjoks, parim, esencë feje,
Sadri  (ar) gjoks i parë, përpara, ai që arrin,
Safer  (ar) emër i muajit të dytë sipas hixhretit,
Safvet  (ar) i pastër, i zgjedhur, i kulluar,
Said  (ar) lartësi, ai që arrin me u lartësua,
Sakib  (ar) afër, ai që qëndron pranë,
Salahudin  (ar) mirësi feje, ai që bënë vetëm mirë,
Salih  (ar) ai që bën mirë, përmirëson, rregullon,
Salim  (ar) i shëndoshë, i plotë, pa të meta,
Sami  (ar) i ngritur, i lartësuar,
Samir  (ar) bashkëbisedues, ngjyrë boide,
Sani  (ar) ujitës, ai që sjell ujin si vetëtima,
Saxhid  (ar) ai që bie në sexhde, kërkon falje,
Saud  (ar) i fatshëm, i përparueshëm,
Sead  (ar) fat, fatbardhësi,
Seid  (ar) fat, fatbardhësi,
Sejdi  (ar) fat, fatbardhësi,
Sejfi  (ar) ai që i takon shpatës
Sejfudin  (ar) shpatë e fesë,
Sejfulla  (ar) shpatë e Zotit,
Selim  (ar) i shëndoshë, i plotë pa të meta,
Selman  - emër i njeriut personal
Selver  (per) i zoti, i parë,
Selatin  (ar) shumësi i fjalës sulltan,
Sidki  (ar) ai që i takon të vërtetës, sinqeritetit,
Sinan  (ar) fuqi, aftësi, brusha e dhëmbëve,
Subhi  (ar) i hershëm, agimor,
Sulejman  - emër i një pejgamberi,


Sh


Shaban  (ar) emër i muajit të tetë hixhrij,
Shabi  (ar) ai që i takon kombit, popullit,
Shafi  (ar) shërues, ai që shëron,
Shahin  (ar) skifter,
Shasivar  (per) kalorës,
Shaqir  (ar) falënderues,
Shebib  (ar) rinor, i ri,
Shehab  (ar) flakë, dritë, ylli,
Shevqet  (ar) fuqi luftarake,
Shefik  (ar) i mëshirshëm, ai që ka mëshirë,
Shevki  (ar) ai që anon në diç,
Shemsi  (ar) diellor, ai që i takon diellit,
Shemsudin  (ar) diell feje,
Sherif  (ar) fisnik, i lartë, i zgjedhur,
Sheramet  (per) shirimed, njeri luan,
Sheval  (ar) emër i muajit të dhjetë hixhrij,
Shinasi  (per) i dijshëm, ai që din,
Shukri  (ar) falënderues, ai që falënderon,
Shuajb  - emër i një pejgamberi


T

 

Tafil  (ar) fëmijëror, foshnjor,
Tahir  (ar) ai që pastron, i pastër,
Tahsin  (ar) përmirësues,
Tajar  (ar) fluturues,pilot,
Tajib  (ar) i mirë, i zgjedhur, i shëndoshë,
Talat  (ar) fytyrë e ndritshme, e mirë,
Talib  (ar) nxënës, ai që kërkon dituri etj,
Tarik  (ar) ai që trokit vonë natën,
Taxhudin  (ar) kurorë feje,
Tevfik  (ar) pëlqyeshmëri, përputhshmëri,


U

 

Ubejdulla  (ar) përkushtues i vogël ndaj Zotit,
Uvejs  (ar) ai që mbështetë, kthehet,
Uzejr  - emër i një personi të përmendur në Kur’an,


V

 

Vahid  (ar) një, i vetëm,
Vasif  (ar) përshkues
Vaxhid  (ar) gjetës, i mundshëm,
Vedad  (ar) i dashur, simpatik,
Vehab  (ar) falës,ai që falë shumë gabimet, 
Vehbi  (ar) i dhuruar prej Zotit,
Vehidudin  (ar) monoteist, ai që vetmon një fe,
Vejsel  (ar) emër i një udhëheqësit shpirtëror,
Velid  (ar) lindje e re, foshnje,
Veli  (ar) mik, ndihmës,, kujdestarë,
Vezir  (ar) ai që ndihmon në barrë, ministër,
Vixhdan  (ar) njohje, vetëdije, ndërgjegje,


Xh


Xhabir  (ar) rregullues i ashtit të thyer, ai që lidh plagët,
Xhafer  (ar) lum i vogël, deve e çmueshme,
Xhahid  (ar) punëtorë i zellshëm, preciz, luftëtar,
Xhavid  (ar) dorëlëshuar, dhurues, bujarë,
Xhelal  (ar) madhështor,
Xhelil  (ar) madhështorë, i shenjtë, i ndershëm,
Xhemaludin  (ar) hijeshi feje,
Xhemil  (ar) i hijshëm, i bukur,
Xhemali  (ar) estetik,
Xhemshid  (per) emër personal,
Xhemshir  (per) emër i një sunduesi persian,
Xhevad  (ar) shumë bujar,dorëdhënës,
Xhevdet  (ar) mirësi, virtyt, ndjesi, meritë,
Xheviz  (ar) arrë,
Xhezir  (ar) ujdhesë, emër poeti arab,
Xhezair  (ar) grup ujdhesash,
Xhihan  (per) bota,
Xhylagë  (per-tur) zonja e trëndafilit,


Z


Zahid  (ar) i matur, i ndalur, jo i uritur,
Zahir  (ar) i haptë, qartë, publik,
Zaim  (ar) prijës, udhëheqës,
Zerif  (ar) mendjemprehtë, me kujtesë të fortë,
Zekir  (ar) përkujtues, i zgjuar,
Zeki  (ar) i zgjuat, i pastër prej të metave,
Zenun  (ar) vetjak, i pavarur, vetvetiu,
Zejnel  (ar) stoli, zbukurim,
Zejnullah  (ar) stoli e Zotit,
Zejn  (ar) zbukurues,
Zihni  (ar) mendarë, i talentuar,
Zija  (ar) me ndriçua, me shkëlqye,
Zijaudin  (ar) ndriçues feje,
Zuber  (ar) i tërë, shkresë, rexhistër,
Zuhdi  (ar) jo lakmues, shpirt gjerë,
Zufer  (ar) trim, bujar, zotëri,
Zulfi  (ar) aftësi, shkathtësi, gradë,
Zulfikar  (ar) personifikim në heroizëm,
Zuhri  (ar) pjekuri, arritje, zgjatje,
Zekerija  (ar) emër i një pejgamberi,
Zumer  (ar) grumbull, tubë, grup,



Burimi: www.bim.org.mk  


Prindërit të rinj, angazhohen shumë për të pritur gëzimin e madh që do t’ua dhurojë Zoti Madh. Njëra prej angazhimeve më të rëndësishme natyrisht, është emërtimi i fëmijës me emra kurani per djem. Çfarë emri të zgjedhim? A t’ia vëmë emër shqiptar, turk, arab, apo të bëjmë një mixim të emrave? Pyetje të tilla cdoherë i npreokupojnë shpesh prindërit, qoftë kur vie fjala për emra për djem, apo për emra për vajza.

Sipas traditave Islame, nuk ka ndonjë ndales për vendosjen e emrave, mjafton të mos jetë me kuptim negativ ose të mos shqiptohet keq. Po, tradita Islame na këshillon që vajzëes apo djalit tuaj t’i vëmë një emër të bukur me kuptim të mirë.

Emra kurani per djem e të bukur dhe me kuptim të mirë, si çdo gjuhë tjetër, gjinden lehtë. Por sot prindërit tanë janë të prirur që të gjejnë emra muslim e të veçantë që tingullojnë bukur e poashtu që kanë edhe kuptim të mirë e apo jo .